Red Bull Cliff Diving, Jones e Iffland, kampionë të botës

29/10/2016 00:00

Andy Jones fiton titullin e tij të parë botëror në Red Bull Cliff Diving. Zhytësi amerikan triumfoi në Dubain spektakolar përballë 12 mijë shikuesve që ndoqën hedhjen e tij nën drtiat e prozhektorë.

Jones e kryesoi këtë garë nga fillimi deri në fund dhe kundërshtari më i afërt i tij ishte britaniku Gary Hunt. Në hedhjen e fundit, Jones duhej që të kërcente me koeficentin 7.5 dhe amerikani ia doli mbanë të realizonte atë.

Në përfundim të kësaj ndalese, Andy Jones arriti të grumbullojë 508.5 pikë, ndërkohë që Gary Hunt e mbylli garimin e tij me 477.2 pikë. Në vendin e tretë u pozicionua meksikani Jonathan Paredes me 465.5 pikë.

Në kategorinë e femrave, Rhianan Iffland e mbylli në mënyrë perfekte sezonin e saj në Red Bull Clidd Diving teksa u shpall kampione e botës në vitin e saj të debutimit.

Sportistja australiane e fitoi ndalesën në Dubai duke shënuar suksesin e 5 të saj në këtë kampionat. Por jo vetëm kaq, Iffland ka qenë në podium në të gjitha garat e këtij vitit të Cliff Diving.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel