Video/ Pas kampionatit vjen dhe Kupa, Interi mund Lazion në “Olimpico” dhe kompleton ‘Dopietën’ italiane
Amir Abrashi ka hedhur mbrapa krahëve problemet fizike dhe është rikthyer në fushë për të ndihmuar skuadrën e tij, Freiburg të realizonte fitoren e parë në transfertë për këtë sezon.
Ata mposhtën me shifrat 3-1 skuadrën e Werder Bremen, që tashmë i afrohet ne vetëm 1 pikë zonës së ftohtë. Abrashi shënoi golin e tretë që vulosi edhe fitoren e të tijve.
Pas një aksioni në krahun e djathtë, kur regjistrohej minuta e 75-të e sfidës, topi mbërriti te Abrashi i cili në hyrje të zonës gjuajti me të djathtën dhe falë një devijimi, arriti të kalonte portierin e Bremen.
Mesfushori kishte përjetuar një dëmtim në kokë dhe një në kavilje gjatë muajit të fundit, por u rikthye si titullar duke zhvilluar një ndeshje shumë të mirë. Ky është goli i parë i Abrashit në kampionatin gjerman.
Top Channel