Moment historik gjatë sfidës SHBA-Paraguaj, aplikohet rregulli i ri i VAR, ja çfarë ndodhi
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit për eliminatoret e Botërorit të vitit 2018 do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një komunikate për shtyp, ka konfirmuar zhvillimin e kësaj ndeshjeje në Shkodër, duke shuar dyshimet e ngritura së fundmi.
Në këtë komunikatë, institucioni më i lartë i futbollit në vend ka deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë dyshime përsa i pëket vendit ku do të luhet ndeshja e radhës së Kombëtares.
Në të njëjtën kohë, Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se shitja e biletave të kësaj sfide po zhvillohet normalisht.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit për kualifikueset e Botërorit të Rusisë do të luhet në 12 nëntor.
Top Channel