Tërmeti në Itali ndërpreu përkohësisht ndeshjen e Serie A

27/10/2016 00:00

Sërish gjatë orëve të mbrëmjes së të mërkurës, Italia u godit nga një seri tërmetet të fuqishëm, duke shkaktuar panik te qytetarët e zonave kryesisht qendrore.

Tërmeti më i fuqishëm ishte a i regjistruar në orën 21:18 minuta, me magnitudë 5.9 ballë. Në të njëjtën orar ishin duke u luajtur edhe ndeshjet e Serie A. Lëkundjet e fuqishme më shumë duket se janë ndjerë në stadiumin “Giovanni Cornacchia”, ku për pak momentet ndeshjes mes vendasve të Peskarës dhe Atalantës u ndërpre.

Një pjesë e tifozëve nisën të zbresin me nxitim nga tribunat për në pjesën fundore të tyre në momentin e lëkundjeve të fuqishme. Por fatmirësisht, tërmetet e fundit nuk shkaktuan asnjë viktimë.

Top Channel