“Këto kohë jam rikuperuar nga ngjarjet që ndodhën”/ Mori titullin ‘Qytetare Nderi’ e Kavajës, reagon Parashqevi Simaku: Guri i rëndë në vend të vet
Ndërtimi i HEC-eve në lumin e Valbonës dhe debati për “importin e mbetjeve në Shqipëri” ka bërë bashkë artistet Eda Zari dhe Elina Duni në një koncert protestë nën tingujt e xhazit që do të mbahet në 28 tetor në Valbonë dhe në 30 tetor në Tiranë. Nisma “Thurje” dhe Aleanca Kundër Importit të Plehrave i janë bashkuar kësaj forme proteste.
Në emër të mbrojtjes së turizmit, parqeve kombëtare dhe natyrës shqiptare kjo protestë fton në emër të tyre çdo individ apo organizatë t’i bashkohet. Apo të gjejë mënyrën e tyre për të protestuar.
Sipas tyre qëllimi është vetëm një. Nuk do të ndalen qoftë ne rruge institucionale, apo edhe nëpërmjet protestave derisa të arrijnë që në Luginën e Valbonës të mos lejohet asnjë formë ndërtimi dhe gjithashtu të ndalohet edhe importi I mbetjeve, duke mos përjashtuar si mundësi edhe referendumin.
Sipas organizatorëve arti ka për qëllim të ngrejë pikëpyetje dhe ky është gjithashtu edhe një nga qëllimet e këtij koncert proteste.
Top Channel