‘Henry është banal dhe egocentrik, Gourcouff pak autik dhe Anelka, idiot komplet’/ Të pathënat e Francës në Botërorin 2010 në një dokumentar të Netflix
Pep Guardiola nuk po kalon një moment të mirë te Manchester City. Që nga koha kur ka nisur karrierën si trajner profesionist, spanjolli nuk kishte kaluar kurrë 6 ndeshje radhazi pa asnjë fitore.
Këtë seri e vulosi Jose Mourinho, pas fitores së djeshme të Manchester United ndaj City-t në Kupën e Ligës.
Guardiola nuk fiton një ndeshje zyrtare me City-n që nga 24 shtatori. Që nga triumfi ndaj Swansea, skuadra e drejtuar prej tij ka marrë 3 barazime (Celtic, Everton dhe Southampton) dhe ka pësuar 3 humbje (Tottenham, Barça dhe United).
Deri më dje, seria më e keqe e Guardiolës ishte ajo e sezonit 2008-2009, kur nuk fitonte dot në 5 ndeshje radhazi: 3 barazime (Betis, Lyon dhe Mallorca) dhe 2 humbje (Espanyol dhe Atlético Madrid).
Ndeshjet e ardhshme të Manchester City janë kundër West Bromwich në kampionatin anglez dhe Barcelonës në Champions League.
Top Channel