West Ham-Chelsea, sherr dhe kaos pas ndeshjes, tifozët shkulin stolat

26/10/2016 00:00

Fitorja e West Ham ndaj Chelseat mbrëmjen e së mërkurës kaloi në plan të dytë pas dhunës që nisi në përfundim të ndeshjes ku tifozët e të dyja skuadrave filluan të sulmonin njëri-tjetrin.

Tensionet janë gjithmonë të pranishme në ndeshjet ku përballen skuadrat londineze, por mbrëmjen e së mërkurës gjithçka doli jashtë kontrollit.

Pavarësisht se skuadra e West Ham nuk lejoi shitjen e pijeve alkoolike brenda në stadium, tifozët filluan të shkulnin stolat dhe të gjuanin me gjësende të tjera.

Para ndeshjes, Chelsea iu kishte drejtuar skuadrës rivale që të kishte parasysh sigurinë e tifozëve, sidomos pas ngjarjeve të fundit. Edhe pse u njoftua se janë marrë të gjitha masat, dhuna nuk u parandalua.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel