Rosberg i përqendruar për të fituar garën

26/10/2016 00:00

Çmimi i Madh i Meksikës do të jetë mundësia e parë e Nico Rosberg për t’u shpallur kampion bote. Me 26 pikë diferencë nga Hamilton, gjermanit do t’i duhet të fitojë dhe shoku i tij i skuadrës të mos marrë pikë, për të fituar titullin. Një hipotezë jo e lehtë, por gjithçka është e mundur.

“Në Austin shpresoja të fitoja, por nuk funksionoi dhe gjërat ndonjëherë shkojnë kështu, por tani jam i përqendruar te gara e Meksikës, ku objektivi si në çdo garë të sezonit është që të fitoj. Të jesh në betejën për titullin në këtë pikë të sezonit është diçka impresionuese dhe ndihem entuiziast, por përqendrimi është të vazhdoj t’i bëj gjërat gjithnjë e më të thjeshta. Ka shumë të papritura në një fundjavë, të cilat mund të mos jenë në dorën tënde, kështu që duhet një përqendrim shumë i madh dhe ta vësh situatën nën kontroll”, deklaroi Nico Rosberg.

“Jam shumë entuiziast për rikthimin në Meksikë, sepse është një pistë që të kthen në vëmendje pistat Kart, me shumë kthesa të ngushta dhe publiku që është si në një stadium. Shpresoj të ngjitem në podium si një vit më parë dhe të arrij të marr më të mirën nga Mercedes në 3 garat e mbetura”, deklaroi kryesuesi i kampionatit botëror të Formula 1, Nico Rosberg.

Top Channel