Milani kthehet me këmbë në tokë. Genoa e shkatërron 3-0

25/10/2016 22:45

Ndalet Milani pas fitores së madhe kundër Juventusit vetëm pak ditë më parë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Vincenzo Montella, pas 6 ndeshjeve pa humbje, janë shkatërruar 3-0 nga Genoa, në stadiumin “Marassi”.

Vendosën golat e Ninkoviçit (në pjesën e parë), një autogol i Kuçkës dhe një gol i Pavoletit në fund të ndeshjes.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, Paletta u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje shumë të ashpër ndaj Rigonit.

Top Channel