Aksident në mes të Elbasanit, plagosen 2 persona

25/10/2016 00:00

Një aksident rrugor është verifikuar paraditen e kësaj të marte në mes të qytetit të Elbasanit.

Autoritetet lokale njoftojnë se si pasojë kanë mbetur dy persona të plagosur, të cilët janë dërguar në spital.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur afër Kinoklubit, tek zona e Namazgjasë.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel