Shkëlzen Gashi, gol dhe vlerësim

24/10/2016 00:00

Shkëlzen Gashi nuk u preferua në sfidat e fundit të kombëtares shqiptare për Eliminatoret e Botërorit, por në prag të përballjes ndaj Izraelit në nëntor, i dërgon një tjetër sinjal trajnerit Gianni de Biasi se kërkon të jetë në listën e kuqezinjve.

Futbollisti nga Kosova ishte autor i një prove të mirë në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt ku shënoi dhe gol.

Gashi e mbylli me gol sezonin e rregullt në kampionatin amerikan të futbollit pasi shënoi në barazimin 1-1 kundër Houston.

Ky gol ishte i rëndësishëm sepse ruajti pathyeshmërinë e Colorado-s në shtëpi, ndërsa Gashi u vlerësua më i miri i ndeshjes.

Top Channel