Inter, besim i përkohshëm për De Boer

24/10/2016 00:00

Frank De Boer ka marrë një besim të përkohshëm në drejtimin e Interit dhe me shumë gjasa nuk do varet nga rezultati që Interi do të marrë të mërkurën kundër Torinos, por nga objektivat e reja që drejtuesit kinezë do të vendosin të premten, kur do të mblidhet dhe asambleja e ortakëve.

Mëngjesin e së hënës tekniku holandez është paraqitur në Pinetina ku ka zhvilluar normalisht stërvitjen, në pritje të një takimi me treshen drejtuese Gardini-Ausilio-Zanetti. Pikërisht për shkak të kësaj stërvitjeje takimi nuk u realizua, duke quajtur të mirëqenë vendimin për drejtimin e skuadrës edhe të mërkurën në mbrëmje.

Të premtën ndërkohë në Milano do të mblidhet asambleja e aksionerëve, që do të vendosin për asetet e skuadrës, por ndër të tjera edhe për pozicionin që do të marrë Moratti, që sipas Suning ai do të ketë drejtimin sportive dhe jo vetëm. De Boer ka besim të përkohshëm deri të mërkurën kundër Torinos, por që me shumë gjasa edhe fitorja nuk mund t’ja shpëtojë pankinën.

Top Channel