Si të mbash gjallë tërheqjen seksuale?

19/10/2016 00:00

Një çift 70-vjeçarësh në Vienë kanë festuar 50-vjetorin e martesës së tyre duke botuar një libër për jetën seksuale që kanë kaluar.

50 vjet martesë është një arritje e madhe në ditët e sotme dhe në këtë moshë. Pra, shkëndijat seksuale mund të kenë qënë të vështira. Thjesht pyesni këtë çift 70-vjeçarësh.

Bernhard dhe Magda thonë se pasi lindi djali i tyre pasioni filloi të zbehet, por kjo u dukej të dyve normale. “Kur e kemi biseduar me miqtë tanë, edhe ata kanë pasur të njëjtën eksperiencë”, rrefejnë ata.

Por në 2012, Magda pa një program televiziv një operacion policisë në një klub striptizmi dhe iu zgjua kurioziteti. Edhe pse çifti ishte i tronditur nga ajo që panë, kjo eksperiencë solli një revolucion në jetën e tyre seksuale. Ata nisën të kryenin marrëdhënie seksuale disa herë në ditë, etj. Për këtë shkruan një libër për udhëtimin e tyre, duke dokumentuar udhëtimin e tyre, që mesa duket i suksesshëm drejt rindezjes së zjarrit.

Teksa ata dëshironin të botonin librin me pseudonim, shtëpia botuese i bindi që libri do të ecte më shumë nëse do të shfaqeshin në publik me emrat e tyre të vërtetë. “Dhe ne menduam punë e madhe! Ne jemi të vjetër tani dhe nuk ka më rëndësi reputacioni jonë. Dëshirojmë të inkurajojmë çiftet e tjera që të flasin me njëri-tjetrin sërish dhe ndoshta ringjallin shkëndijat. Asgjë nuk duhet të bëjnë, thjesht të mbajnë imagjinatën aktive”, thonë Bernhard dhe Magda.

Top Channel