Juventus vijon të ëndërrojë Bernardo Silvën, por Barcelona ka një avantazh dhe nuk ka të bëjë me pagën Kemi parë mënyra nga më të ndryshmet kur trajnerët udhëzojnë lojtarët në fushën e lojës gjatë ndeshjes, por trajneri i Huddersfield doli zbuluar në ndeshjen e fundit ku ekipi i tij u mposht 0-1 nga Sheffield Wednesday.
Vendasit e Huddersfield kryen një zëvendësim dhe në këto momente trajneri i tyre mendoi të ndryshojë taktikë dhe idenë e tij e kishte shprehur në letër ndërsa lojtari që u fut në fushën e lojës ja dërgon letrën shokut të tij të ekipit Elias Kachung.
Por një prej kundërshtarëve, Ross Wallace, ja merr nga duart letrën lojtarit të Huddersfield dhe zbulon taktikën.
Ndoshta pakujdesia e Kachung-s mund të cilësohet edhe vendimtare për fatet e ndeshjes, pasi Huddersfield arriti të fitonte 0-1 me gol të Fernando Forrestierit.
Top Channel