Shtëpia 2.5 mln paund ku do jetojë Jamie Vardy

16/10/2016 00:00

Ylli i Leicester, Jamie Vardy, ka blerë një vilë me vlerë 2,5 milionë paund në një fshat të vogël pranë Lincoln, ku jetojnë vetëm 80 banorë.

Ky investim i çiftit është bërë me idenë se ata do të jenë të qetë nga fansat që kërkojnë autografë.

Me 8 dhoma gjumi, shtëpia ku do të jetojë Jamie Vardy me bashkëshorten e tij Rebekah dhe vajzën e tyre Sofia, ka edhe një sërë hapësirash të tjera, ku përfshihet edhe një stallë kuajsh.

Sipas Daily Stars, ajo gjithashtu ka edhe një pishinë të brendshme, një sauna, fushë tenisi, palestër, 5 banja, 5 dhoma pritjeje dhe dy suita për të ftuarit.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel