Çmenduri në sekondat e fundit! Katari shkruan historinë e Botërorit, thyhet rekordi që mbahej që nga viti 1966
Interi ka dalë kokulur nga San Siro pas humbjes ndaj Kaljarit në një ndeshje të supozuar të lehtë për ta.
Edhe pse zikaltërit e kanë pasur ndeshjen nën kontroll, gabime të pafalshme të Icardit dhe Handanoviç i kushtuan ndeshjen.
Sulmuesi argjentinas i Interit, Mauro Icardi fitoi me zgjuarsi një penallti në të 26’, por nuk e ka ekzekutuar siç duhet. Pjesa e parë mbyllet me një dominim total të Interit i cili ka pasur 79 % qarkullim të topit.
Në pjesën e dytë, shikohet një Kaljari me një mentalitet ndryshe që rrezikon herë pas here portë zikaltër, por që u mungon finalizimi.
Por në të 56’, është Joao Mario, i cili ka shënuar pas një aksioni që ka nisur nga këmbët e tij. Në hyrje të zonës, ai ka pasur një top për Ivan Perisiç, i cili ia ka kthyer mbrapsht, pranë pikës së bardhë të penalltisë Joao Mario ka bërë një gjuajtje qendrore, gjuajtje e cila nuk u prit siç duhet nga Marco Storari. Joao Mario ka vijuar aksionin dhe ka shtyrë topin në rrjetë, 1-0 për Interin.
Por ndërsa Interi kërkonte të shënonte golin e dytë, Federico Melchiorri i gjendur pas mbrojtjes zikaltre dhe në të 71’ ka shënuar golin e barazimit.
Po nga këmbët e Melchiorri ka ardhur edhe goli i fitores për Interin në të 85’, gjuajtja e 29-vjeçarit u devijua nga Handanoviç, i cili po kthehej me shpejtësi në portë dhe nuk mundi ta kontrollonte siç duhet topin duke e shtyrë drejt portës dhe 1-2 për Kaljarin.
Interi ka vijuar të dominojë ndeshjen në minutat e mbetura, por pa vënë në rrezik portën e mbrojtur nga Marco Storari. Ndërsa Kaljari nëse do të kishte përfituar më mirë nga kundërsulmet mund të kishte gjetur edhe golin e tretë.
Top Channel