Rally i Katalonjës, Ogier pa asnjë rival në cirkuit

13/10/2016 00:00

Ka fituar 3 herë radhazi titullin kampion në botërorin e garave spektakolare të Rally, por mund ta çojë këtë numër në 4, me supermacinë që po merr në Katalonjë.

Piloti ambicioz Sebastien Ogier shtoi pikë të tjera të çmuara në renditjen e përgjithshme pasi u tregua më i shpejtë se të tjerët në etapën e radhës në ndalesën spanjolle.

Rally që po zhvillohet në Kosta Dorada, është 11 nga 13 të tillë që ka parashikuar kalendari i botërorit të Relli, por beteja për titullin mes 3 pilotësh është ende e gjallë.

Francezi Ogier dhe koopiloti Zhylien Ingrasia kryesojnë me 195 pas triumfit në etapën ishullore të Korsikës.

Në vendin e dytë në renditjen e botërorit është norvegjezi Andreas Mikelsen ndërsa i treti piloti i skuadrës së hjundai, belgu Tieri Nojvil.

Top Channel