
Studimet psikologjike tregojnë se ka shumë mënyra për të motivuar njerëzit të bëjnë atë që ti dëshiron, madje duke mos e ditur se këtë e ke dashur ti.
Ka disa strategji për të blerë gjëra, dhe të jepni çfarë dëshironi. Këto ju bëjnë të ndiheni më të fuqishëm.
Mundësia e “karremit”
Ekonomisti Dan Ariely ka shpjeguar “efektin karrem” duke përdorur një reklamë të vjetër si shembull. Reklama shitet online për 59 dollarë dhe e printuar për 159 dollarë, dhe 159 dollarë për të dyja së bashu. Ariely thotë se mënyra për të paguar 159 dollarë për versionin e printuar është ekzistuese, kështu që oferta 159 dollarë dhe për versionin online dhe të printuar duket më me leverdi.
Me fjalë të tjera, nëse keni probleme me shitjet më të shtrenjta të dy produkteve, konsiderojeni një mundësi të tretë, qëllimi i së cilës është që produktin më të shtrenjtë ta bëjë të duket më me leverdi.
Imitoni gjuhën e tyre të trupit (Efekti kameleonit)
Herën tjetër kur shkoni në një intervistë pune mundohuni të imitoni posturën, mimikën, mënyrën se si flet, të personit që ju interviston, ndoshta mund tju pëlqejnë më shumë. Quhet efekti kameleon dhe dihet se na pëlqen kur të tjerët imitojnë posturën tonë, mimikën, të folurën dhe shprehitë e fytyrës.
Flisni shpejt për të pasur një argument që të jetë dakord me ju
Mënyra se si i komunikoni idetë mund të jetë shumë e rëndësishme për thelbin e argumentit tuaj. Studimet thonë se kur dikush nuk është dakord me ju, duhet të flisni më shpejt, kësht që ata do të kenë më pak kohë të përpunojnë atë që ju thoni. Në të kundërt, kur jepni një argument me të cilën është dakord audienca juaj, duhet të flisni më ngadalë, që ata të kenë mundësi të vlerësojnë mesazhin.
Përdorni emra në vend të foljeve
Pjesëmarrësit në një studim u pyetën në dy versione për të njëjtën pyetje: “Sa e rëndësishme është për ju të votoni në zgjedhjet e nesërme?”, dhe “Sa e rëndësishme është për ju të jeni një votues në zgjedhjet e nesërme?”. Rezultatet tregojnë se në kushtet e “votuesit” pjesëmarrësit ishin më të predispozuar për të votuar. Kjo ndodh pasi njerëzit shtyhen nga nevoja për të gjetur veten, dhe duke përdorur një emër për të përforcuar identitetin e tyre si anëtar të një grupi të caktuar.
Top Channel