I vjedh shokut në makinë 60 mijë euro, në kërkim 27-vjeçari
12/10/2016 00:00
Një 27-vjeçar është shpallur në kërkim pasi i ka vjedhur shokut të tij në makinë një shumë prej 60 mijë euro.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 5 në Durrës rreth orës 00.20 të së martës ku K. O i ka vjedhur shumën A. M., 41 vjeç në mjetin tip Benz. Të dy shokët kanë qënë në makinë dhe kur A. M ka dalë për një moment nga automjeti pretendon se shumën e parave ia ka marrë K. O.
Ky i fundit është shpallur në kërkim në akuzën e vjedhjes.
Top Channel