Skandali me eskortat i lidhur me futbollistët e Interit dhe Milanit, si zhvilloheshin eventet private dhe pihej lëndë narkotike që s’e kapin testet
Xherdan Shaqiri mund të kthehet në Serinë A. Roma është skuadra që po mendon t’i rihapë futbollistit të përfaqësueses zvicerane dyert e kampionatit italian. Trajneri Luciano Spalleti e konsideron Xherdan Shaqirin si një alternativë më shumë për repartin e sulmit duke parë se në janar nuk do të ketë Mohamed Salah, i cili do të luajë në Kupën e Afrikës, ndërkohë që ka humbur besimin edhe te Iturbe.
Vëllai dhe njëkohësisht agjenti i Shaqirit, Erdin në një intervistë për Corriere Dello Sport ka deklaruar se për momentin Xherdani është i fokusuar te Stoke City, por ai nuk e përjashtoi mundësinë e kalimit te Roma.
Këtë sezon, Stoke City ka grumbulluar vetëm 3 pikë dhe gjendet në vendin e parafundit në Premier League. Skuadra angleze pagoi 17 milionë euro për blerjen e Shaqirit, por nëse situata nuk ndryshon atëherë futbollisti mund të kërkojë largimin nga skuadra. Nëse kjo do të ndodhë atëherë Roma do të nisë menjëherë ofensivën e saj për ta marrë Shaqirin në formë huazimi me të drejtë ose detyrim blerjeje në fund të sezonit.
Top Channel