Mrekulli afrikane në New Jersey, Maroku i jep leksion taktik “Seleçaos” pa Neymar
Është një nga stadiumet simbol, një ëndërr për shumë persona. Por, në Spanjë po mendojnë ta rinovojnë, ta përmirësojnë dhe ta ristrukturojnë. Po flasim për stadiumin “Santiago Bernabeu”, shtëpinë e Realit të Madridit.
Presidenti Florentino Perez ka prezantuar sot në Bashkinë e Madridit projektin e ristrukturimit total të impiantit. Projekti është fryt i një marrëveshjeje mes klubit dhe bashkisë dhe bëhet fjalë jo për shtim vendesh, por vetëm për një “lifting” që do të kushtojë plot 400 milionë euro.
E reja më e madhe do të jetë mbulimi i plotë i stadiumit, ndërsa muret e jashtme do të vishen me ekrane LED që do të japin imazhe dhe video.
Top Channel