Eliminohet U19, fitore statistike me Gjibraltarin

11/10/2016 00:00

Kombëtarja shqiptare e futbollit për moshat deri në 19 vjeç i bëri një mbyllje pozitive fazës së parë të eliminatoreve për Europianin 2017, por, edhe pse fitoi 1-0 me Gjibraltarin, nuk evitoi dot eliminimin nga turneu kontinental.

Kuqezinjtë e vegjël fituan 1-0 ndaj Gjibraltarit, por me 3 pikë renditen në vendin e tretë në grup.

90-minutëshi i zhvilluar ndaj vendit që është nën administrimin britanik u mbyll 1-0 me golin e Agim Zekës. Suksesi erdhi pas dy humbjeve që penalizuan Shqipërinë në renditje, pasi në fazën tjetër kualifikohen Gjermania dhe Irlanda, respektivisht me 9 dhe 6 pikë.

Shqipëria ishte pritëse e kësaj faze nga 6 deri në 11 tetor. Në fazën “Elite”, që do të zhvillohet vitin tjetër, kalojnë dy të parat e çdo grupi dhe vetëm një ekip i tretë që ka rezultatet më të mira ndaj dy të parëve, praktikisht me Shqipërinë pa asnjë shans.

Top Channel