De Biasi: Golin e parë e shënuam vetë. Dhuruam ndeshjen

09/10/2016 22:55

Trajneri i përfaqësueses sonë, Gianni De Biasi, pas ndeshjes u shpreh “i trishtuar” për golin e parë të takimit, ku pas një gabimi me këmbë të portierit Berisha, spanjollët përfituan për të zhbllokuar rezultatin.

“Dhuruam një ndeshje. Në pjesën e parë luajtëm mirë dhe me rregull, por gabimi në golin e parë na ndëshkoi. Bëmë pak në sulm, ndërsa në mbrojtje u munduam të bëjmë atë që dimë të bëjmë. Është e trishtë që golin e parë e bëmë vetë. Mund të pësonim gol në shumë mënyra, por jo në atë mënyrë”, tha De Biasi pas ndeshjes.

Në lidhje me ndikimin që do të ketë kjo humbje në ekipin tonë, De Biasi deklaroi se nuk do të ndikojë aspak.

“Nuk ndikohem pasi nuk mendoj që kemi kundërshtar Spanjën. Ne duhet të punojmë mbi aftësitë që kemi”, shtoi De Biasi.

Top Channel