Testet parasezonale në F1, “Pirelli” i do në Bahrein në 2017

08/10/2016 00:00

“Pirelli” ka kërkuar zhvendosjen e testeve parasezonale për vitin 2017 nga Barcelona në Bahrein, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje. Në fakt drejtuesit e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit i kanë propzuar kompanisë italiane të furnizimit me goma të skuadrave të Formula 1 të përpilojë një letër ku të shpjegohet edhe arsyeja pse “Pirelli” e bën një kërkesë të tillë.

Ishte vetë Charli Whiting që ua ka komunikiar këtë propozim drejtuesve të pirellit gjatë një takimi të zhvilluar në Suzuka, ku të pranishëm ishin edhe Niki Lauda e Kristian Horner. Këta dy të fundit këmbëngulnin në qëndrimin e tyre që  testet parasezonale të vazhdojnë të zhvillohen në barcelonë.

“Pirelli” bëri të ditur se kërkon që të provojë modelet e reja të gomave që do të jenë më të gjera në vitin 20017 dhe këtë dëshiron ta bëjë në një vend me kushte atmosferike më të nxehta.

“Nuk është një sekret që ne preferojmë Bahreinin për testet parasezonale. Për ne është më mirë një lëvizje e tillë pasi mund të përballemi me më shumë situata që mund të na ndihmojnë për të kuptuar më mirë gomat. Megjithatë diskutimet janë ende të hapura për këtë çështje”, tha drejtori teknik i “Pirellit”, Mario Isola.

Top Channel