Tenton të korruptojë policin rrugor, arrestohet

08/10/2016 00:00

Një 52-vjeçar, drejtues i një automjeti, është vënë në pranga nga policia e Durrësit këtë të shtunë, pasi akuzohet se i ka dhënë ryshfet punonjësit të policisë për të shmangur pezullimin e lejes së drejtimit.

Sipas policisë, shtetasi Ferdinant Konda, 52  vjeç, banues në Krutje  të Lushnjes është ndaluar nga policia rrugore në segmentin rrugor Plepa-Mbikalimi i Shkozetit, pasi drejtonte mjetin tip BMË me targa AA 766 BA, 60 km/orë  mbi normën e lejuar të shpejtësisë dhe ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë duke i ofruar shumën 5.000 lekë.

Ndaj 52-vjeçarin rëndon akuza për mitdhënie.

Top Channel