Shevchenko flet për Kosovën: Kundërsulmet, arma e tyre e fortë

08/10/2016 00:00

Një ditë para ndeshjes me Kosovën, trajneri i Ukrainës Andriy Shevchenko, ish-sulmuesi i Milanit, doli në konferencë për shtyp, ku u shpreh se e ka analizuar si duhet kombëtaren e Kosovës dhe skuadra që ai drejton është gati për ndeshjen e nesërme.

Ajo që i druhet Shevchenko te Kosova janë kundërsulmet e shpejta. “Kosova ka lojtarë sulmues të shpejtë sidomos nga krahët, kundërsulmet janë arma e tyre e fortë”, u shpreh ish-lojtari i Milanit.

Ai tha më tej se njeh disa nga lojtarët kosovarë, për të cilët thotë se kanë cilësi të mira dhe mund të paraqesin rrezik për Ukrainën ditën e nesërme.

Ndeshja Ukrainë-Kosovë do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 18:00 në stadiumin “Marshal Jozef Pilsudski” në Krakovë të Polonisë.

Top Channel