Raikkonen niset i treti: Më suprizoi makina!

08/10/2016 00:00

Kimi Raikkonen ishte fantastik në provat kualifikuese të Çmimit të Madh të Japonisë, duke siguruar vendin e tretë në me vetëm 3 të dhjetat më ngadalë se pole position i realizuar nga Rosberg.

“Makina ishte vërtetë shumë mirë dhe ishin detaje të vogla që na kanë bërë të vuajmë deri tani. Por jam shumë i suprizuar nga paraqitja në kualifikuese. Një rezultat shumë i mirë edhe për Vettel, por që për fat të keq është i skualifikuar. Shpejtësia është dhe nuk besoj se do të zhduket në garë. Madje ne në garë paraqitemi edhe më mirë”, deklaroi Raikkonen.

Për Vettel ky është një rezultat që i bën të ekzaltohem të gjithë te Ferrari.

“Makina sot ishte shumë kompetitive dhe vendi i tretë mund të ishte imi, por Kimi ishte më i zoti në xhiron e fundit. Një ditë e mirë në një pistë, kur të gjithë besonin se nuk do të kishim mundësi të merrnin pozicionet e larta të nisjes. Edhe nesër në garë duhet të qëndrojmë afër. Nuk është hera e parë që paraqitemi mirë në kualifikuese, edhe në Malajzi u nisëm nga vija e dytë. Sot kishim balancim të mirë dhe shumë pjesë funkionuan shkëlqyeshëm”, u shpreh në konferencën për shtyp Vettel.

Top Channel