Mrekulli afrikane në New Jersey, Maroku i jep leksion taktik “Seleçaos” pa Neymar
Shtohen problemet për Italinë dhe Gian Piero Venturën. Pas dëmtimit të rëndë të pësuar nga Montolivo në sfidën me Spanjën dhe pas përjashtimit të Pellesë për motive disiplinore, skuadra e të kaltëerve humbet edhe Giorgio Chiellinin për sfidën me Maqedoninë.
Mbrojtësi i i Juventusit pësoi një dëmtim në pulpën e këmbës së djathtë gjatë seancës së radhës stërvitore.
Pas kryerjes së vizitave mjekësore, rezultoi se Chiellini nuk mund të luajë në sfidën e së dielës që do të thotë se ai e lë grumbullimin e të kaltërve.
Pavarësisht kësaj mungese të rëndësishme, trajneri Ventura vendosi që të mos e zëvendësojë vendin e lënë bosh nga Giorgio Chiellini.
Top Channel