F1 në Japoni, Rosberg do të niset i pari në Çmimin e Madh

08/10/2016 00:00

Nico Rosberg ka fituar duelin me shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton dhe do të nisë nga “pole position” Çmimin e Madh të Japonisë, pasi e ndali kronometrin me 15 mijtat më shpejtë se britaniku.

Deri në momentin e fundit gjermani i skuadrës Mercedes ka mbajtur një ritëm më të lartë se Hamilton duke e lënë atë pas në vendin e dytë, por që do të jetë në të njëjtën linjë, në të parën, në start.

Menjëherë pas tyre linja e dytë e nisjes është tërësisht e kuqe me dy makinat Ferrari që për të parën herë arritën të lën pas shumë garash prapa makinat Red Bull, të paktën në prova.

Kimi Raikonen regjistroi kohën e tretë më të shpejtë, ndërsa Sebastian Vettel me një të dhjetat u rendit pas tij në vendin e katërt, gjithsesi për startin e garës ai do të vuaj edhe penalizimin me 3 pozicione që e ka nga gara e kaluar për aksidentin që shkaktoi ndaj Rosberg në kthesën e parë.

Në linjën e tretë të startit janë dy makinat Red Bull me Verstapen dhe Riçardon. Një renditje nga e cila pritet start emocionues në garën e Japonisë, duelet e ndezura tashmë janë të shumta dhe në një pistë të ngushtë si kjo e Suzukës nisja mbetet pikë kyçe.

Çmimi i Madh i Japonisë do të nisë mëngjesin e së dielës nga ora 06:50 minuta drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Top Channel.

FOTO GALERI
1/7
Piloti gjerman i Mercedes arrin të mbyll provat me kohë më të mirë se shoku i skuadrës Lewis Hamilton

Top Channel