Qafë Thanë-Pogradec, mjeti del nga rruga; humb jetën drejtuesi

07/10/2016 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen është verifikuar pasditen e sotme në aksin rrugor Qafë Thanë-Pogradec.

Burime policore kanë bërë të ditur se, mjeti tip “Ford”, me targë “AA 412 FO”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij mjeti, 45 vjeçari Jorgo Yzellari, saktësojnë burimet.

Shkaqet e aksidentit mbeten për t’u zbardhur por dyshimet paraprake janë për një tejkalim të normave të shpejtësisë së lejuar.

Top Channel