Në burg kultivuesit e hashashit

07/10/2016 12:50

Gjykata e Krimeve të Rënda la në arrest me burg Taulant Haxhiajn, Arjan Hasanajn, Shkëlqim Koçiajn, ndërkohë që liroi njërin nga të dyshuarit e operacionit antidrogë, Albert Aliajn, për të cilin u vendos arrest shtëpiak.

Dy të arrestuarit e tjerë, Xhovalin Boçi dhe Klajdi Ymeri do dalin të shtunën për masën e sigurisë. Të dyshuarit janë arrestuar pas një aksioni antidrogë në Vranisht, Vezhdanisht dhe Treblovë të Vlorës. Ata u ndaluan midis fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë, për shkak se u zbuluan 6 kasolle brenda të cilave po thaheshin 200 bimë narkotike, ndërsa mbi 5000 të tjera ishin nëpër parcela.

Gjykata e Krimeve të Rënda liroi vetëm Albert Aliajn për shkaqe familjare, ndërkohë që prokuroria ka dyshime se Taulant Haxhiaj dhe Shkëlqim Koçiaj janë personat kryesore që drejtonin grupin.

Top Channel