Kukës dhe Gjirokastër, sekuestrohen 90 kg hashash; 5 të arrestuar

07/10/2016 09:00

Në dy operacione antidrogë të policisë në Gjirokastër dhe Kukës janë sekuestruar 91 kg kanabis sativa.

Policia Kufitare e Kakavijës ka bllokuar dhe sekuestruar një sasi prej 18.4 kg kanabis sativa dhe ka vënë në pranga 3 shtetas të lidhur me të.

Kjo u bë e mundur gjatë një kontrolli në dalje të fshatit Vrisera. Droga u gjet në një mjet tip Nissan, me targa AA 061 OK, e ambalazhuar në 10 pako të mbështjella me natriban, e fshehur poshtë kofanos së mjetit.

Policia arrestoi Paulin Brahimin, 38 vjeç, i cili ishte dhe drejtuesi i mjetit, sikurse dhe dy pasagjerët e tij, Kastriot Llupi, 26 vjeç dhe Vilson Rushi, 25 vjeç, që të tre banues në Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, i kryer në bashkëpunim”.

Ndërkohë, Policia e Kukësit ka sekuestruar 73 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar dy persona, të cilët kishin 73 kg kanabis në makinën me të cilën po udhëtonin.

39-vjeçari Shaqir Duraku, banues në fshatin Morin të Kukësit dhe 22-vjeçarja Albulena Berisha, banuese në Prizren të Kosovës, u arrestuan pasi gjatë kontrollit  të ushtruar  në automjetin Benz, me targa AA 448 OZ, me drejtues Durakun dhe pasagjere Berishën, në pjesën e bagazhit  u gjet sasia e lëndës narkotike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA