Karriera e Schumacher, ekspozitë më trofetë e tij

07/10/2016 00:00

Gjermania do të nderojë legjendën e Formula 1 nëpërmjet një ekspozite ku do të shfaqen të gjithë trofetë e fituar gjatë karrierës së tij. Lajmi është konfirmuar nga vetë agjentja e Schumacher, Sabine Kehm, e cila bëri të ditur se kjo ekspozitë do të hapet me dëshirën e familjarëve të tij në vitin 2017.

Ekspozita do të hapet në Motorworld të Këlnit ku do të përshkruhet e gjithë karriera e 7 herë kampionit të botës në Formula 1 duke nisur që nga garat Kart e deri te triumfet me Ferrarin dhe këtu përfshihen edhe eksperiencat e tij me skuadrat Jordan, Benetton dhe Mercedes.

“Është vetë familja që e ka dëshiruar hapjen e kësaj ekspozite në mënyrë që të gjithë të apasionuarit të shohin koleksionin e tij”, tha Sabine Kehm.

Michael Schumacher pas aksidentit të pësuar në 28 dhjetor të vitit 2013, qëndroi disa muaj në koma për t’u transferuar në vilën e tij në Zvicër ku i është nënshtruar një procesi të ngadaltë të shërimit.

Top Channel