Dëmtohet Jordi Alba, humbet sfidën me kombëtaren

07/10/2016 00:00

Jordi Alba nuk do të luajë ndaj Kombëtares shqiptare në mbrëmjen e së dielës. Mbrojtësi spanjoll është kthyer në Barcelonë për t’u riaftësuar nga një dëmtim muskulor të pësuar gjatë ndeshjes me Italinë për kualifikueset e Botërorit 2018.

Sipas një komunikate të Federatës Spanjolle, mbrojtësi 27-vjeçar iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore nga ku rezultoi dëmtim muskulor i shkallës së ulët. Edhe pse nuk është bërë e ditur koha e riaftësimit të tij, mendohet se Jordi Alba do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 15 ditë.

Mësohet se trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui nuk do të marrë futbollist tjetër për të zëvendësuar Jordi Alba-n. Mendohet se në sfidën me kombëtaren tonë, krahun e majtë të mbrojtjes do ta mbulojë Dani Carvajal, për t’i dhënë mundësi Sergi Robertos që të luajë në të djathtin. Një tjetër opsion është që në vendin e Jordi Albës të luajë Nacho.

Top Channel