Çfarë mund t’i dhurosh njeriut që ka gjithçka?

07/10/2016 00:00

Çfarë mund ti dhurosh njeriut që ka gjithçka? Në rastin e Vladimir Putinit një uebsajt pro-Kremlinit ka menduar se dhurata më e përshtatshme është një libër kushtuar atij, të cilin e pagëzon si një fenomen kulturor global.

I quajtur, “Putin në kulturën bashkëkohore”, ai përbëhet nga 288 faqe që i dedikohen figurës së presidentit në revista e libra, televizion dhe film, grafite, skulptura e muzikë.

Ka gjithashtu një numër fotografish të inciativave të ndryshme në mbështetje të Putinit, të tilla si ajo e disa qytetarëve që mbajnë në duar letra ku lexohet “Gëzuar ditëlindjen Vladimir”.

Që kur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, bluza dhe këllëfe celulari ku janë të stampuara imazhet e liderit rus, janë bërë mjaft popullore dhe gjenden në çdo aeroport e në një rrjet të ri dyqanesh ushtarake.

Viktor Levanov, kryeredaktori i uebsajtit të lajmeve pro-Kremlinit “Gosindex” tha për gazetarët në Moskë se libri i datëlindjes, që u publikua të premten, pikërisht kur lideri rus mbushi 64-vjeç, kishte për qëllim të tregonte se si Putin i kishte tejkaluar kufijtë e personalitetit duke u bërë një fenomen kulturor në të gjithë botën.

Ne libër përfshihen gjithashtu shembuj të atyre që shihen si shtrembërime të imazhit të presidentit nga mediat perëndimore, si p.sh. “Cari i ri”, një libër i korrespondentit të “New York Times”, Steven Lee Myers që sipas mbështetësve të Putinit nuk ka mundur dot ti shmanget stereotipeve.

Një faqe me tutje , një artikull i “Der Spiegel”-it gjerman që e paraqet liderin e Moskës, duke qëndruar mbi David Cameron, Angela Merkelin dhe Barack Obamën, cilësohet si një shembull i demonizimit europian.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB