Sherr në familje, djali qëllon me armë të atin

06/10/2016 00:00

Një zënkë familjare në lagjjen numër 16 të qytetit të Durrësit, për pak sa nuk përfundoi në tragjedi.

Pas një debati me të atin, djali ka qëlluar me armë në drejtim të tij, duke e plagosur në këmbë.

Të shtënat kanë alarmuar fqinjët që kanë njoftuar menjëherë policinë. Uniformat blu mbërritën në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar për zbardhjen e saj.

Ndërkohë, i plagosuri është transportuar për në spitalin e qytetit bregdetar ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel