Një talent shqiptar tek Juventusi

06/10/2016 00:00

Gonzalo Higuain ishte goditja e madhe e Juventusit në merkaton verore, që eklipsoi të gjitha transfertat e tjera në Serinë A. Por nën rrogoz, bardhezinjtë janë treguar mjaft aktivë edhe për të përforcuar sulmin në sektorin e të rinjve.

Mes të rinjve të afruar nga torinezët, është edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Andi Zeqirin, i datëlindjes 1999, i rritur tek të rinjtë e Lozanës në Zvicër.

Sipas Tuttosport, Zeqiri është blerë nga Juventusi ditën e fundit të merkatos, pra më 31 gusht.

Talenti shqiptar i është bashkuar menjëherë skuadrës Primavera të Juventusit. Ai vlerësohet si një nga 50 Under 18 më premtues në të ardhmen.

Top Channel