Mavraj: Lihtenshtajni? Vështirë, por marrim 3 pikët

05/10/2016 00:00

Mbrojtësi Mërgim Mavraj shpreson se do të kenë një mbështetje të madhe mbrëmjen e së enjtes në sfidën e dytë kualifikuese, atë ndaj Lihteshtajnit, por edhe pse nuk e nënvlerësojnë kundërshtarin pasi nuk ka më ekipe të vogla, besojnë në marrjen e 3 pikëve.

“Është një ndeshje e vështirë. Nuk e nënvlerësojmë kundërshtarin por ne i dimë cilësitë tona. Jemi rritur si skuadër dhe kemi shumë besim. Tani nuk ka më skuadra të vogla. Të arrish te fitorja duhet të punosh shumë. Normalisht që detyra mbrojtëse është tjetër në këtë ndeshje sepse duhet t’u krijojmë mesfushorëve hapësira. Duhet të jemi të përqendruar deri në minutën e fundit”, tha mbrojtësi.

Lideri i mbrojtjes kuqezi bashkohet me skuadrën pas një ndeshjeje pothuajse perfekte në “Allianz Arena” ku Kelni ndali Bayernin e Mynihut. Ai e pranon se në kombëtare thithet një ajër tjetër pasi ky është një moment i veçantë për çdo lojtar.

“Nuk krahasohet futbolli i klubeve me kombëtaren. Ndeshjet me kombëtaren janë ndryshe sepse çdo lojtar e pret me gëzim, pavarësisht rivalit që ka përballë”, vijoi ai.

30-vjeçari e pranon se skuadra ka punuar shumë edhe me goditjet standarde pasi në futbollin modern edhe këto episode mund të bëjnë diferencën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA