Divorci, Brad Pitt i dëshpëruar pa Angelinën

05/10/2016 00:00

Është vërtet një periudhë e keqe për Brad Pitt. Lamtumira me Angelina Jolie ka vënë në provë të vështirë aktorin, i cili prej dy javësh nuk po e kupton akoma sesi jeta e tij është shkatërruar në këtë mënyrë.

Revista “UsWeekly”, shkruan se Brad është përpjekur të ngushëllohet nga njerëzit më të afërt të familjes: flet vazhdimisht me menaxherin e tij, miqtë më të shtrenjtë, por para së gjithash me nënën, e cila çdo ditë e mbështet me përkrahjen e saj.

Prindërit e Brad, Jane dhe Bill Pitt, jetojnë në Mizouri dhe në këto momente kontakti është vetëm telefonik, por i vazhdueshëm. Ai vazhdon të jetojë i shqetësuar në kompleksin e “Hollywood Hills”, ndërsa Angelina është në Malibu.

Ish-çifti më i famshëm i Hollivudit, prej dy javësh ka arritur një marrëveshje për të shmangur atë që një gjykatës të vendosë për fatin e fëmijëve. Për Brad situata është akoma delikate, që nga momenti që është porositur që t’i shikojë fëmijët në praninë e një trapisti dhe kjo mund të vendosë në të ardhmen nëse aktori ka nevojë të jetë nën vëzhgim ose jo.

Ai është i gatshëm të bashkëpunojë në çdo mënyrë, sepse “i do fëmijët e tij më shumë se çdo gjë”. Rruga për t’u përshkruar për të dalë nga kjo krizë është akoma e gjatë, por Brad mund të mbështetet gjithnjë te ndihma e prindërve të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA