Marko Pjaca humbet sfidën ndaj Kosovës

04/10/2016 00:00

Shtohen kokëdhimbjet për trajnerin e kombëtares kroate, Ante Cacic, përpara sfidave kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Kosovës dhe Finlandës.

Pasi humbi kapitenin Luka Modric, mesfushorin e Barçës, Ivan Rakitic dhe mbrojtësin e Liverpool, Dejan Lovren, Kroacia tani duhet të bëjë edhe pa Marko Pjacan.

Fantazisti i Juves ndjeu dhimbje në këmbë dhe stafi mjekësor i kombëtares konfirmoi se ka thyerje në pjesën e poshtme të këmbës, dëmtim që e shqetëson edhe skuadrën kampione të Italisë.

Gjithsesi, ky mund të jetë një lajm i mirë për Kosovën, që mund të shfrytëzojë këto mungesa dhe të befasojë rivalët e Ballkanit në “Loro Boriçi” të enjten.

Top Channel