Live Conference League/ Ëndrra vazhdon, Shkëndija dhe Drita kërkojnë kualifikimin historik
FIFA ka vendosur të gjobisë me 50 mijë franga zvicerane Federatën Shqiptare të Futbollit, për sjellje të papërshtatshme të tifozerisë sonë gjatë ndeshjes me Maqedoninë.
Në vendimin e zbardhur të organizmit më të lartë të futbollit botëror shihet se, një nga pikat për vendosjen e gjobës është mosrespektimi i himnin kundërshtar nga tifozët tanë, të cilët e kanë vërshëllyer e kanë kthyer kurrizin gjatë ekzekutimit të tij.
Ndërkohë, shkaqet e tjera të gjobitjes janë ndezja e fishekzjarrëve, përdorimi i lazerit, shpalosja e parrullave dhe sloganeve politike. Por, përveç gjobës, Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë edhe një paralajmërim nga FIFA.
Nëse veprimet e tifozëve tanë do të përsëriten në ndeshjet e ardhshme, ne rrezikojmë edhe zhvillimin e ndeshjeve brenda pa tifozë.
Top Channel