Kërcënohet me jetë pornostari sirian në Gjermani
03/10/2016 00:00
I mbërritur si refugjat në Gjermani në moshën 15-vjeçare në vitin 2012, nga Siria, e cila sapo kishte filluar luftën e saj të brendshme, sot në moshën 19-vjeçare Antonio Suleiman ka zgjedhur një profesion që jo shumë në atdheun e tij e shohin me sy të mirë.
Suleiman shprehet se karriera e tij si pornostar ka filluar të ketë goxha sukses në Gjermani.
Por 19-vjeçari, njëri i prej filmave të të cilit quhet “Mbreti Arab”, ka marrë kërcënime me jetë për shkak të llojit të punës së tij.
Suleiman u ka bërë thirrje personave të cilët e kanë ofenduar e kërcënuar në rrjete sociale, apo edhe përmes mesazheve personale që ta rimendojnë atë që po bëjnë, sese ai nuk ka bërë asgjë të gabuar.
Top Channel