F1, një ditë pas: Shkëndija tek Mercedes, keq Ferrari

03/10/2016 00:00

Çmimi i Madh i Malajzisë la shumë shenja si në renditjen e Formula 1 ashtu dhe në gjendjen emocionale të pilotëve, Mercedes, Red Bull dhe Ferrari nuk i pëlqyen të gjitha përgjigjet e marra në pistën e Sepang, por edhe pse në koeficent të ndryshëm moral dhe në klasifikim, ato morën disa të dhëna vendimtare para fundit të sezonit, kur duhen tashmë edhe 5 ndalesa.

Dy vendet e para të makinave Red Bull nuk shiheshin që prej garës së Brazilit në vitin 2013, dhe me këtë provë skuadra austriake faktoi të gjithë se është forca e dytë e botërorit. Vetëm dy gara i la Mercedes rivalëve të saj dhe si në Spanjë ashtu dhe në Malajzi, ekipi i Riciardos ishte aty. Me episodet mënjanë dhe me llogaritë ftohta, duket se Red bull po siguron të ardhmen me dy pilotë të rinj ambiciozë që po ngrenë nivelin përmes luftës së brendshme.

Ferrari është vite-dritë larg pretendimeve për titullin dhe këtë e tregojnë 7 garat e fundit me vetëm 1 podium. Gjermani Vettel në pistën e Sepang njohu gabimin e tretë radhazi në start, por më e çuditshme është se talenti ndjek Kimi Raikonen në renditje.

I fundit në radhë por më i rëndësishmi, diskutimi në kampin e Mercedes. Skuadra gjermane vetëm sa e ka shtyrë festën për titullin e konstruktorëve por duhet t’i bëjë ballë zërave për komplot nga ana e Lewis Hamilton. Superioriteti i Rosberg u pa më shumë se kurrë kur gjermani sfumoi shumë shpejt 10 sekondat e penalizimit.

Mercedes duhet të menaxhojë fundin shpërthyes të sezonit që sidoqoftë të shkojë, do të jetë jo i gëzueshëm për gjysmën e ekipit.
Motori mes tymit i la Lewis Hamilton, dyshimin se po favorizohet piloti rival. Nico është lider i merituar i botërorit me 23 pikë, por britaniku me ngjyrë ofron nerva, taktikë dhe talent pa masë.

Top Channel