
Ambasada Amerikane ne Tirane ka përkujtuar të hënën 25-vjetorin e rihapjes së selisë diplomatike në Shqipëri. Të pranishëm, veç figurave të njohura të politikës, ishin dhe disa nga personat që kanë qenë të pranishëm çerekshekulli më parë.
Një prej tyre, i ngarkuari me punë i SHBA-ve në atë kohë në Tiranë, Kristofer Hill. Në fjalën e tij, Hill rikujtoi premtimin e mbajtur nga Shtetet e Bashkuara se nuk do ta linin asnjëherë Shqipërinë vetëm dhe kërkoi nga Shqipëria që të vijojë të mbajë premtimin dhe kërkoi nga politika shqiptare të bashkëpunojnë mes njëri-tjetrit, ashtu siç bashkëpunojnë me Amerikën.
Gjatë pasdites, Kristofer Hill ju akordua titulli Honoris Causa nga Universitetit Europian i Tiranës. Ai ndodhet në Shqipëri për publikiminn e librit te tij “Pararojë”.
Top Channel