Humbja ndaj Lazios, shkarkohet Giuseppe Iachini
02/10/2016 00:00
Rezultatet e dobta, me 7 pikë të grumbulluara në 7 javë të Seria A dhe humbja poshtëruese 0-3 ndaj Lazios mbrëmjen e kaluar ua ka bërë më të lehtë vendimin drejtuesve të Udineses shkarkimin e trajnerit Giuseppe Iachini.
Lajmi konfirmohet në uebsajtin zyrtar të Udineses ku Iachini falenderohet për punën e bërë deri tani dhe i urohet suksese në të ardhmen.
Pas vendimit për shkarkim, mediat italiane kanë nxjerrë edhe emrat e mundshëm që do të ulen në stolin skuadrës fruliane.
Sipas tyre Gigi Delneri dhe Edy Reja, janë dy emrat e mundshëm që do të zënë vendin e Giuseppe Iachini.
Top Channel