Ju do fluturonit me pilote femra?

01/10/2016 00:00

Një avion që drejtohet totalisht prej femra ka kryer dhe fluturimin e parë, nga Brunei në Jeddah të Arabisë Saudite.

Ka qënë kompania Royal Brunei Airlines e cila ka punësuar pilotet, ndërsa avioni është ulur në një vend ku femrat nuk lejohen as të ngasin makinë.

Në ditën kombëtare të Brunei, që feston pavarësinë, kapitenet Sharifah Czarena Surainy Syed Hashim, Nadiah Pg Khashiem dhe Sariana Nordin kanë qënë drejtueset e fluturimit BI081, të një Boeingu Dreamliner në Lindjen e Mesme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta