
Një këngëtare të cilës i ishte thënë se ishte shumë e shëndoshë për të realizuar një video, shprehet se ky ka qenë edhe motivimi i duhur për të rënë në peshë.
22-vjeçarja nga Liverpuli, Poppy Hughes, që në maksimumin e saj i kishte kaluar 90 kilogramët, ka humbur mbi 30 kg pas këtij vendimi, duke veshur edhe rroba të një mase tre herë më të vogël.
Këngëtarja profesioniste, e cila ka punuar gjithashtu edhe infermiere pediatre, ka deklaruar se që e vogël ka ngrënë gjithmonë çfarë ka dashur, por kjo shkujdesje i shkaktoi probleme gjatë adoleshencës.
Por Poppy nuk besonte se pesha e saj po i shkaktonte probleme në jetën e saj, derisa një incident u “gdhend” në memorien e saj.
“Gjithmonë dëshiroja të regjistroja një këngë, por producenti më tha se nëse do të doja të realizoja një video-klip, më parë duhet të bija në peshë.
Top Channel