Ndikimi global në kulturën e fiseve etiopiane

29/09/2016 00:00

Një grua etiopiane që ushqen fëmijën ndërsa mban në dorë një kallashnikov AK47 është një nga pak imazhet që tregojnë se si bota e jashtme po ndikon në këto fise indigjene.

Fotot e realizuara në 6 fise të ndryshme të cilat jetojnë në Omon Jugore të Etiopisë, tregojnë se elementë të botës moderne kanë filluar që të shfaqen në kulturën tradicionale.

Më tepër se 40 fise në të cilat banojnë rreth 200,000 persona janë pozicionuar në Omon Jugore. Me hapjen e rrugëve të reja për automjetet por edhe zhvillimin e telekomunikacionit, kjo zonë është bërë më e aksesueshme nga bota e jashtme.

Ndërsa qeveria po u merr gjithmonë e më tepër toka fiseve, gara për burime jetike është intensifikuar dhe shfaqja e armëve të zjarrit e ka bërë luftën ndër-etmnike edhe më të rrezikshme për zonën.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta