Tjetër perlë e Xhakës. Shënon edhe në Kupën e Ligës, Arsenali kalon turin

21/09/2016 00:00

Granit Xhaka bëhet sërish protagonist për Arsenalin duke shënuar një tjetër gol nga jashtë zonë.

Kosovari i Zvicrës shënoi golin e parë në sfidën ndaj Nottingham Forest dhe i hapi rrugë suksesit 3-0 të ekipit të Arsene Wenger i cili tashmë kalojnë në turin tjetër të Kupës së Ligës në Angli.

Ky ishte goli i dytë i Xhakës te Arsenal në dy ndeshjet e fundit, 3 ditë më parë ai shënoi golin e fundit në fitoren 4-1 ndaj Hall City.

Top Channel