Hidhet shorti i Kategorisë së Parë. Përjashtohet Mamurrasi
21/09/2016 00:00
Pas shumë shtyrjesh e vonesash, këtë të mërkurë është hedhur shorti i Kategorisë së Parë të futbollit shqiptar.
Problemet financiare mbeten edhe më të theksuara në skuadrat e kategorive inferiore, ndërsa mospagimi i detyrimeve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit solli në fillim shtyrjen e fillimit të kësaj kategorie, ndërkohë që sot në hedhjen e shortit, Mamurrasi u shndërrua në “viktimën e parë” duke u përjashtuar nga kjo kategori.
Veç mungesës së shlyerjes së detyrimeve financiare, skuadra e Mamurrasit ka pasur edhe mangësira në plotësimin e kushteve të licencimit nga FSHF-ja. Vendin e Mamurrasit e merr Partizani B, që do të jetë pjesë e Grupit A.
Top Channel